Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”..
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje.
Ai ka thënë se në dy vitet e fundit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me kancer të gjirit kanë qenë në stadin e parë ose të dytë. Kjo sipas tij, tregon vetëdijesimin te gratë dhe rritë mundësitë për një trajtim të suksesshëm.
“Vetë kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamogarfia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit. Vitin e kaluar për herë të parë filluam me shërbimin e mamografisë mobile ne komunat veriore. Jemi duke punuar edhe në decentralizmin e onkologjisë ne vende të tjera. Lista e barnave esenciale është zgjeruar tani në 60 milionë euro, vetëm ne onkologji janë 5 milion euro”.