02LAJME

“Vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”, Emergjenca e Mitrovicës s’i trajton pacientët pa udhëzim të mjekut familjar

Disa qytetarë të Mitrovicës janë ankuar se nuk i kanë marrë shërbimet mjekësore në Emergjencën e Mitrovicës.

Market Florenti
Roadside

Siç i kanë treguar, mjekët aty – pacientëve ua kërkojnë udhëzimin e mjekut familjar.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Dhe, kjo ndodh pavrësisht se në hyrje të objektit të Emergjencës së Mitrovicës shkruan se “vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”.

Por, burimet e Gazetës Sinjali thonë se shërbimet mjekësore nuk i kanë marrë nga mjekët aty, ndonëse kanë shprehur gatishmërinë të pagujanë shumë të cilën administrata e Emergjencës e ka vendosur në njoftim.

Sinjali për këtë çështje ka trenuar të kontaktojë me Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, por i njëjti e ka pasur telefonin e fikur.