KOSOVËLAJME

Vizitë e paparalajmëruar, Kurtit i shkojnë në Qeveri ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takim të paparalajmëruar me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it.

Roadside
Market Florenti

Siç raportohet në media, ky takim ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel me kancelarin gjerman, Scholz, presidentin francez Macron dhe kryeministren italiane, Meloni.

Kurti e ka pranuar propozimin evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Deri më tani, nga ky propozim nuk është bërë publik asnjë detaj.