Premium Store
02LAJME

Vjedhje e rëndë në një depo të materialit nga druri në Vushtrri, dëmi arrin deri në 20 mijë euro

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një rast i tillë është raportuar sot në fshatin Grace të Vushtrrisë.

Tripika

Sinjali mëson se viktimë e rastit është Z.M, i cili ka vërejtur se në depon e tij të materialit drunor janë vjedhur instalimet elektrike që shërbenin për funksionimin e dy vinçurave me kapacitet ngritës deri në 8 tonë.

Sipas viktimës, dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mes 15 mijë dhe 20 mijë euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e Rëndë” dhe ndodhet nën hetime.

Pellini