Premium Store
02LAJME

Vjedhje në parking të QTA, hajnat erdhën me Golf 6, vetura kishte tabela të vjedhura në Deçan

Sot është raportuar për një vjedhje që ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në qytetin e Skenderajt.

Burime të rajonit kanë bërë me dije së hajnat kanë thyer një veturë në parking të marketit QTA që gjendet në rrugën “Sala e Hamit Jashari” dhe kanë vjedhur një çantë krahu me disa dokumente personale.

Weelnes

Vetura me të cilin hajnat kishin lëvizur është veturë e tipit Golf 6 dhe kishte tabela që ishin vjedhur po të njejtën ditë në Deçan.

Hetuesit policorë kanë nisur hetimet dhe janë pranë zbardhjes së rasti ndërsa vepra penale është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

Koha