Pellini
02LAJME

Vjen njoftimi nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, në këtë objekt të kësaj shkolle nuk do të mund të votoni më

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët mitrovicas se më nuk do të mund të votojnë në objektin e vjetër të shkollës fillore “Ismail Qemaili”, që ishte i vendosur në lagjen Bair, shkruan Mitropol.

Qendra e votimit 1104B Shkolla fillore “Ismail Qemaili”, që dikur gjendej në Bair tashmë është bartur në objektin e ri të shkollës që gjindet në lagjen “Tjegullorja” në Mitrovicë.

Aurora Group

Njoftimi i plotë:

Qendra e Votimit,1104B Shkolla Fillore’’Ismail Qemaili’’,në lagjen Bair,në Zgjedhjet Lokale të 17 Tetorit 2021,do të bartet në objektin e ri të shkollës,(Shkolla Fillore ‘’Ismail Qemaili’’ -Model).

Poashtu,ju njoftojmë se ndrrimin e Qendrës së Votimit,mund ta bëni në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve,deri 07.09.2021 Komisioni Komunal I Zgjedhjeve Mitrovica e Jugut

Pellini