Vjen njoftimi nga komuna: Nesër nga ora 09:00-11:00 mitrovicasit nuk mund ta shfrytëzojnë uren tek hekurudha

Komuna e Mitrovicës përmes një postimi në facebook ka njoftuar qytetarët se nesër nga ora 09:00 deri në ora 11:00 dhe nga ora 12:00-15:00 ura tek hekurudha që njihet me emrin “Maby and Johnson”, do të jetë e pakalueshme, përcjellë Mitropol.
Kjo gjendje vjen si pasojë e disa punimeve që do të zhvillohen në kuadër të kësaj ure.
Komuna ka lutur qytetarët ta respektojnë këtë orar dhe për qarkullim t’i shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, të cilët e shfrytëzojnë urën ”Maby and Johnson”, e cila gjendet tek hekurudha, në rrugën “Minatorët e Trepçës”, se për shkakë të disa punimeve që do të zhvillohen në këtë urë, me datën 02.09.2021, nga ora 09:00-11:00 dhe 12:00-15:00 do të ndalohet qarkullimi.
Lusim qytetarët që të respektojnë këtë orar, ndërsa për qarkullim të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.








