Aurora Group
KOSOVËLAJMESHNETA

Vjen reagimi nga Albin Kurti: Jemi të detyruar t’i shtrëngojmë masat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendosjes së masave të reja nga Qeveria që ai drejton, shkruan Mitropol.

Kurti përmes një postimi në facebook ka komentuar vendosjen e masave të reja, duke theksuar se një vendim i tillë ishte i pashmangshëm.

Premium Store

Kurti theksoi se vendosja e masave erdhi si nevojë për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

“Për të ulur sa më shpejtë numrin e infektimeve dhe për të parandaluar shpërndarjen e virusit, krahas vazhdimit të vaksinimit masiv, morëm vendim për shtimin e masave mbrojtëse dhe numrit të punonjësve shëndetësorë që do të angazhohen në betejën me pandeminë. “, shkroi Kurti

Ndër të tjera Kurti theksoi se vaksinimi dhe mbajtja e distancës, maskës dhe e higjienës mbesin masat më efikase për mbrojtje nga virusi. /Mitropol/

Weelnes