Dukato 2
KOSOVËLAJME

Vodhi qindra euro në A&M Mega Store dhe Neptun ky është hajni i arrestuar në banesën e tij

Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Bizneset e ndryshme shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa lokale në Pejë brenda është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bashkim Tafilaj, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në ‘A&M Mega Store’ dhe në ‘Neptun’ në Pejë, ku ka arritur të kap gjësende të ndryshme në vlerë të mbi 500 eurove.

Active

Sinjali mëson se i dyshuari është kapur në banesën e tij në Istog dhe përveç këtij rasti, ai dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kësaj natyre.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprën me të cilat ngarkohet.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dukato 1