Aurora Group
KOSOVËLAJME

Votat e mërgatës drejt fundit: Deri më tani, VV-ja merr mbi 87% të tyre

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për rreth 75 për qind të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike nga shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Dukato 1

Sipas përditësimit të bërë në orën 08:00, janë prezantuar rezultatet e 30 nga gjithsej 40 kuti votimi të numëruara.

Nga këto rezultate, mbështetjen më të madhe e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 87.15 për qind të votave, apo gjithsej 8,910 vota.

Asnjë subjekt tjetër politik nuk ka arritur të sigurojë përqindje dyshifrore. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 5.50 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 4.87 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1.59 për qind.

Pellini