
Caktimi i datës së zgjedhjeve në veri për katër komunat atje, pothuajse gjithmonë është ndërlidhur nga ndërkombëtarët me heqjen e sanksioneve.
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi 21 prillin si datë për votimet për shkarkimin e kryetarëve në veri, duket se kanë lëvizur edhe nga Bashkimi Evropian.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynog, deklaroi në KTV se zgjedhjet e reja në veri, hapin rrugë për heqjen e sanksioneve.
“Votimet e reja në të katër komunat veriore do të ndihmonin për të filluar me diskutimet se si të hiqen masat e BE-së”, tha ai.
Szunyog më tej pohoi se është propozuar që “mënyra më e lehtë do të ishin zgjedhjet e parakohshme përmes dorëheqjes së katër kryetarëve dhe në rastin ideal edhe të asamblistëve të kuvendeve komunale”, deklaroi më tutje shefi i BE-së.
KQZ-ja edhe zyrtarisht kreu verifikimin e nënshkrimeve të serbëve që inicuan shkarkimin e kryetarëve në veri. Tash, fillimisht duhet që 50% + të votojnë për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill, në mënyrë që t’i hapet rruga heqjes së sanksioneve.
Se a do të ndodh kjo apo jo, mbetet të shihet.