Aurora Group
02LAJME

“Voto ose të ndalet sociali nga Serbia”, 4 persona në veri përfundojnë në Polici, kërcënuan një qytetar

Një qytetar është kërcënuar sot në veri të Kosovës, pasi ka pranuar një telefonatë ku i është kërkuar që të votojë për një parti të caktuar, ose në të kundërtën do t’i ndërpriten ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë.

KFC

Sipas informacioneve të para, thirrja telefonike dyshohet se ka ardhur nga qendra për punë sociale në Zubin Potok.

TEB

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast është kryer bastisje në lokacionin prej ku dyshohet se ka ardhur thirrja.

Pas bastisjes, katër persona janë shoqëruar në Polici, si të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori.

Market Florenti