Medi
02KOSOVËLAJME

Voton Arian Tahiri: Mbrëmë pati lëvizje të dyshimta me shumë vetura, organet janë të informuara

Kandidati i PDK-së për kryetar në Mitrovicë të Jugut, Arian Tahiri, ka votuar.

Ai ka theksuar se mbrëmë ka pasur disa lëvizje të dyshimta.

Medi

“Sot është ditë e rëndësishme për Mitrovicën, sot bashkërisht të gjithë vendosim për qeverisjen tonë të ardhshme për 4 vjet.”

“I ftoj gjithë qytetarët që të dalin e të votojnë, e përmes votës të tregojmë fuqinë. Mbrëmë ka pasur lëvizje të dyshimta,të disa veturave, një numri të madh të veturave në qytetin e Mitrovicës, pjesa dërmuese e tyre me targa 01 dhe organet janë të informuara dhe ato po e bëjnë punën e vet”, tha Tahiri.

Aquapark 2