Medi
KOSOVËLAJME

Vrasja e 27-vjeçarit në tregun e Mitrovicës, çka deklaruan ekspertët?

Fushata

Shefki Asllani, i akuzuari për vrasjen e 27-vjeçarit pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lindi pas një bisede rreth rritjes ose jo të fikut në Kosovë, sot më datë 11.10.2024, u ul në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit.

Medi

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, konstatoi praninë e ekspertëve Blerina Hoxha Gjuraj, Blerta Veselaj dhe Arsim Gashi.

TEB

Fillimisht u mor në pyetje eksperti Arsim Gashi.

“Vepra penale është vrasje e rëndë. A është kjo vepër penale proporcionale me stresin e përjetuar?’’ – e pyeti prokurori Genc Nixha.

Në këtë pyetje eksperti Arsim Gashi u përgjigj: ‘’Po, në rastin konkret kemi konstatuar në pjesën e konstatimit se intensiteti i stresit të përjetuar ka qenë stres i intensitetit të lartë akut. Sepse kemi të bëjmë me cenim të integritetit fizik të një personi. Në situata të tilla, kur viktima dhe i akuzuari nuk kanë pasur probleme të mëhershme, mosmarrëveshje, ose nuk janë njohur, në bazë të asaj që ne kemi në dispozicion nuk ekziston një motiv të natyrës së tillë’’.

Më tej Gashi shtoi se në bazë të asaj që kanë shqyrtuar në shkresat e lëndës, viktima nga të gjithë është përshkruar si një person punëtor, i urtë, joproblematik dhe pa histori kriminale.

“Por, gjithashtu edhe i ekzaminuari nuk ka pasur një histori të tillë të personit problematik me të kaluar kriminale dhe i përshkruar si një person familjar, punëtor dhe pa probleme. Kur i kemi analizuar  këto të dhëna, realisht edhe për neve ka qenë e vështirë, sepse po flasim për një vepër të kryer aty për aty dhe kur personi gjendet në një situatë të tillë pa ndonjë përgatitje niveli i stresit është shumë i lartë dhe ky nivel i stresit dëmton të menduarit logjik’’ – tha eksperti.

Ndërsa, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Abit Asllani, e pyeti atë nëse kishte metodologji mjekësore në fushën e mjekësisë që e mat intensitetin e stresit.

Eksperti Gashi tha se nuk ekzistonte metodologji ose aparaturë që mund të masë intensitetin e stresit.

Gjatë seancës, i njëjti tha që momentin që e kanë vlerësuar, që ka shkaktuar reagimin e stresit akut, sipas deklaratës së tij, ka qenë momenti kur i ekzaminuari (i akuzuari) është goditur me gërshërë në kokë.

Gjithashtu, eksperti Gashi deklaroi se sa i përket aftësisë mendore te rasti konkret kanë përcaktuar aftësi të zvogëluar mendore si rezultat i reagimit akut të stresit të intensitetit të lartë. “Frikë kjo e përkohshme, që do të thotë se frikë e përkohshme zgjat vetëm deri sa personi i ekzaminuar largohet nga rreziku’’ – shtoi ai.

‘’Kurse, niveli i uljes së aftësisë mendore, kemi të bëjmë me zvogëlimin e aftësisë në shkallën esenciale’’ – tha eksperti Arsim Gashi.

Tutje, ekspertet Blerina Hoxha Gjuraj dhe Blerta Veselaj thanë që mbesin në tërësi pranë ekspertizës së dhënë me shkrim.

Ndërsa, seanca e radhës u caktua të mbahet më 02.12.2024.

Rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Raima Elezi, Teuta Krusha dhe Vjollca Buzhala.

Ngjarja tragjike sipas aktakuzës ka ndodhur në tregun e Mitrovicës më 17 prill 2021.

Prokuroria e Mitrovicës më 28 tetor 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Shefki Asllanit për veprën penale – vrasje e rëndë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Asllani, më 17 prill 2021, rreth orës 12:40, në Mitrovicë, në brendi të Tregut të Gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta V. F.

Në aktakuzë thuhet se pas një fjalosjeje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut, vjen deri te konflikti fizik, ku së pari V.F. e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me ç‘rast i pandehuri nxjerr revolen nga brezi dhe e qëllon viktimën, duke e goditur në pjesën e përparme të trupit, si pasojë e të cilave vdes.

Si pasojë e të shtënave nga i pandehuri, janë plagosur edhe L.F. si dhe kalimtari i rastit A.A.

Ndryshe çështja është transferuar në Gjykatën e Prizrenit nga Gjykata e Mitrovicës pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në nëntor të vitit 2022./Kallxo

Koha