Vrasja e dyfishtë në Klinë, Policia zbardhë detaje të reja për rastin tragjik
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:17 në Klinë.
Policia ka bërë të ditur se një person ka shtënë me armë zjarri drejt dy viktima. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dyta është dërguar në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes, është sekuestruar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen.
“Sheshi ‘Mujë Krasniqi’, Klinë 13.11.2024-17:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.