KOSOVËLAJME

Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria thotë se lënda është në fazën e hetimeve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor 2023 nga bashkëshorti i saj.

Market Florenti
Roadside

Në një përgjigje për tëvë1, Prokuroria ka thënë se janë në fazën e hetimeve.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Lidhur me rastin për të cilin kërkoni informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur rastin në fjalë dhe se duke marrë parasysh që lënda në fjalë vazhdon të jetë në fazën e hetimeve, nuk mund të jepen më shumë informata rreth këtij rasti”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Ndryshe, Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Edhe pas një viti, Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë derisa janë tre persona të dyshuar për këtë vrasje – në mesin e tyre edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Rastin e 39-vjeçares, Policia e Kosovës fillimisht e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Më 1 dhjetor policia arrestoi bashkëshortin e saj, si i dyshuar për këtë rast.

Pas tij u arrestuan edhe Granit Plava që dyshoi se kreu vrasjen, dhe Kushtrim Kokalla si i dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprën penale.