KOSOVËLAJME

Vrasja me eksploziv në Gjakovë, çfarë u deklarua sot në gjykatë?

Në seancën e mbajtur të së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër Dod Gjikolajt, të akuzuarit për vrasjen e Haxhi Ahmetit me mjet eksploziv. Aty u ndërpre seanca, me qëllim që të mbahet të enjten. Aty është diskutuar për raportin e Institutit Zviceran lidhur me DVR’in që iu është dorëzuar.

Gazeta Insajderi ka siguruar procesverbalin nga seanca e sotme, ku i dëmtuari Albert Kameri ia ka parashtruar disa pyetje të akuzuarit Gjikola.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Aty pyetet për jetën e tij më 2018-ën.

Albert Kameri: A keni vozitur veturë smart gjatë periduhës së viteve 2017-2018?

I akuzuari: Gjatë kësaj kohe unë i kam pasur 3 apo 4 makina, e nuk e përjashtojë faktin që mund ta kem vozitur ndonjëherë edhe veturën smart.

I dëmtuari: Gjatë kohës sa keni bartur byzylyk ku e keni pasur adresën e banimit?

I akuzuari: Ka qenë e pacaktuar, ka qenë laxha Xhej, fsh. Gomsiqe e Re.

I dëmtuari: Fshati Sektor a ka lidhur me këtë adresë?

I akuzuari: Nuk ka lidhje fare njëra me tjetrën.

I dëmtuari: Në vitin 2018 a e ke pasur vetëm një vajzë?

I akuzuari: Nuk kam përgjigje.

I dëmtuari: Në Shtator të vitit 2018 a ke qëndruar në Kosovë?

I akuzuari: Kam qenë në Prizren.

Prokuroria tutje bëri të ditur se me anë të ambasadës së Zvicrës në Kosovë kanë arritur ta dërgojnë video incizimin si provë materiale nga vendi i ngjarjes në Institutin e Loazanës në Zvicër.

Në seancë pala e dëmtuar kërkojë që të ftohet edhe përpiluesi i raportit zviceran mbi DVR’në, mirëpo që u refuzua nga gjykata.

Prokurorja e rastit është shprehur e gatshme që ta japë fjalën përfundimtare lidhur me rastin, mirëpo që s’ka arritur ta bëjë pasi që është ndërprerë seanca me kërkesë të avokatit të palës së dëmtuar, Prek Kolaj. Seanca pritet të mbahet të enjten.

Në këtë proces Dod Gjikolaj akuzohet për vrasje me eksploziv.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin Haxhi Ahmeti.

Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar. Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv.