
Një ngjarje e rëndë për të cilën raportoi ekskluzivisht “Mitropol” ka tronditur sonte Vushtrrinë, ku një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar
Vdekjen e viktimës, Fatos Jashari për identitetin e të cilit raportoi “Mitropol” e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Dy personat që morën plagë nga arma e zjarrit po trajtohen në këtë qendër
Rastin për Mitropol e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..
Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Një nga të arrestuarit “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se është Jetmir Sinani.
Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësitet përkatëse policore”, tha Zahiti.








