Medi
LAJME

Vriten gazetarja ukrainase dhe kameramani i Fox News

Pierre Zakrzewski, një kameraman i Fox News, është vrarë teksa raportonte në Ukrainë, ka bërë të ditur mediumi ku ai punonte.

Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë shefja ekzekutive e Fox News, Suzanne Scott, e cila tha se Zakrzewski u vra në në Hoernka, fshat i Kievit.

Medi

Përveç Pierre Zakrzewski, në të njëjtin sulm mbeti e vrarë edhe gazetarja ukrainase Oleksanda Kuvshynova, ka bërë të ditur një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Gjatë sulmit, i plagosur mbeti korrespodenti i Fox News, Benjamin Hall, ku Scott tha se momentalisht ai gjendet në spital.

Lajmi për vdekjen e Zakrzewski vjen disa ditë pasi Brent Renaud, një gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, u vra në qytetin ukrainas, Irpin.

Premium Store