KOSOVËLAJME

Vuçiq çuditet që pati reagime për policët e Kosovës që u ndaluan në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e disa policëve nëpër pikat kufitare të Serbisë, një ditë pasi Kosova kaloi suksesshëm edhe një fazë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Ai tha se “nuk ka njeri në botë që nuk ka reaguar sepse policia serbe ka ndaluar katër anëtarë të të ashtuquajturës Polici e Kosovës”.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Nuk ka njeri që nuk ka reaguar, njoftimi i Departamentit të Shtetit, gjermanëve, EULEX-it, të gjithë të mundshmit.. për dhjetë muaj e treqind ditë janë bllokuar të gjitha mallrat që duhet të shkojnë nga Serbia në Kosovë. Asnjëri prej jush nuk ka dhënë deklaratë”, tha Vuçiq, duke përhapur propagandë për “rrahjen” e një qytetari serb në paraburgim.

Ai ka thënë se njëri nga policët e ndaluar “ishte pjesëtar i UÇK-së dhe dyshohet se ka kryer vepër penale, ndërsa tjetri është mbajtur 24 orë”.

Vuçiq këto komente i ka bërë nga stërvitjet e ushtrisë serbe në Peshter të Sanxhakut, për të cilat kryeministri Albin Kurti tha se po zhvillohen 30 kilometra larg kufirit të Kosovës e 3 kilometra larg atij të Malit të Zi dhe ku ka pasë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë./Express/