Medi
KOSOVËLAJME

Vuçiq për mediumin propagandues pro-serb: Kurti është pasardhësi më i mirë i politikës së Enver Hoxhës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “pasardhësin më të mirë të politikës së Enver Hoxhës”.

Duke folur për mediumin propagandues pro-serb në Nju Jork, The Pavlovic Today, Vuçiq tha se beson që Kurti nuk do ta kthejë prapa vendimin për ndalimin e dinarit, ndonëse aleatët kryesorë kyç të Kosovës ia kanë kërkuar tij të tërhiqet nga vendimi.

Dukato 1

“Kurti shpreson të fitojë shumë në zgjedhjet që do t’i thërrasë shumë shpejt. Dhe kjo është ideja e tij. Kurti ideologjikisht është diku tetëdhjetë vite më parë, si pasardhësi më i mirë i politikës së Enver Hoxhës, një anarkist, marksist, ideologjikisht shumë i fortë kundër Serbisë. Asnjë kompromis. Kompromisi është fjalë e keqe për të. Nuk ka koncesione, dhe ai do të vazhdojë të punojë kundër popullit serb për t’i dëbuar të gjithë nga Kosova. Nuk e kam asnjë dyshim për këtë. E di se ky është objektivi i tij kryesor dhe përfundimtar”, tha presidenti serb në një intervistë për gazetaren serbo-amerikane, Ksenija Pavlovic.

Vuçiq tha se ka biseduar me ndihmëssekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O’Brien lidhur me shitjen nga ShBA-ja të raketave anti-tank Javelin në Kosovë.

“Sa i përket Javelinëve, e diskutova me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, zotin O’Brien dhe të gjithë të tjerët. Ata e morën vendimin edhe para se të ndodhte Banjska. Epo, ky është vendimi i tyre”, u përgjigj Vuçiq.

“Ata e dinë që ne kemi automjete të blinduara shumë të forta, njësi ushtarake dhe gjithçka tjetër. E bënë me qëllim. Ky është vendimi i tyre, me të cilin ne nuk pajtohemi”, tha Vuçiq.

eKiosk