Vuçiq prapë ha me dy lugë: Serbia qëndron me Ukrainën, por jemi kundër sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më fund ka treguar qëndrimin e vendit që udhëheq teksa pushtrimi i Ukrainës nga Rusia po vazhdon, por duke tentuar sërish që të ‘hajë me dy lugë’.
Vuçiq, duke iu drejtuar popullit serb nga Pallati Serbia, tha se këto janë ditë veçanërisht të vështira për Serbinë për shumë arsye, shkruan “B92”.
“Në ditët e kaluara u përpoqëm dhe arritëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë dhe veprimet dhe reagimet tona, si dhe për të gjitha veprimet dhe lëvizjet që organet tona shtetërore duhet të zbatojnë. U përballëm me probleme dhe presione”, tha Vuçiq, duke tentuar të viktimizohet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.








