Vuçiq: Referendumi për shkarkimin e kryetarit në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiq ka njoftuar se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak do të vijë në Beograd më 15 mars.
“Referendumi për largimin e kryetarit të komunës në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd në mars dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë planifikon Kurti”, tha ai. Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd.