Vuçiq sonte në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë e kërkon kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë do të mbajë sonte një mbledhje, duke filluar nga ora 20:00.
Në këtë mbledhje pritet që Serbia zyrtarisht të miratojë kërkesën e Beogradit, për të vendosur kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Kjo sipas mediave serbe pritet që të ndodhë sonte dhe se i pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.








