Active 2
02KOSOVËLAJME

Vuçiq: Të lirohen të gjithë serbët e arrestuar dhe Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në një intervistë për agjencinë britanike të lajmeve Reuters se Serbia kërkon që të lirohen nga burgjet kosovare të gjithë serbët e arrestuar dhe që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i Kosovës.

I pyetur nëse Beogradi do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës, ai u përgjigj shkurt “absolutisht”.

London

Agjencia thekson se Vuçiq akuzoi autoritetet e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për “nxitje të tensioneve me lëvizje të panumërta të njëanshme”.

“Sa herë që dikush mendon se kemi zgjidhur diçka, shfaqet një problem tjetër”, pretendon Vuçiq.

Presidenti serb ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar së fundmi në veri të Kosovës sepse, siç ka theksuar ai, “ata mbahen nën akuza të sajuara dhe se policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i Kosovës, “në përputhje” me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Policia e Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri… Sidomos kur janë të armatosur. Kjo shkakton shqetësim dhe frikë te popullata serbe”, tha Vuçiq.

Megjithatë, Vuçiq ka refuzuar të zbulojë për Reuters se cilat hapa ka miratuar Këshilli i Sigurisë Kombëtare në mbledhjen e fundit.

Active 1