Vuçiqi kushtëzon romët, ashkanlinjtë dhe egjiptasit e Kosovës që ta votojnë, përndryshe u ndërpritet ndihma sociale

Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare, shkruan Mitropol.
Për të votuar në Serbi sot kanë udhëtuar qindra persona nga Mitrovica dhe e gjithë Kosova.
Siç bëjnë të ditur burime të “Mitropol” pjesëtarë të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas nga Mitrovica, janë detyruar të votojnë në Serbi. Ata janë kushtëzuar me ndaljen e socialit në rast se nuk udhëtojnë në Rashkë për të votuar.
“Mitropol” mëson se detyrimin për të dalur në zgjedhje e kanë bërë njerëz të Vuçiqit që veprojnë në Kosovë.
Ata kanë kërkuar që votën të ua japin Vuçiqit përndryshe do t’iu ndalet ndihma sociale që e marrin nga Serbia.
Përndryshe një pjesë e qytetarëve të komuniteteve që marrin social nga Serbia, marrin social edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, madje jetojnë e veprojnë në Kosovë lirshëm./Mitropol/








