Vuçiqi: Nëse s’do ta dënonim sulmin në Ukrainë, nuk do të mund ta thoshim se Kosova është Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të mund të thoshte kurrë se “Kosova është pjesë e Serbisë”, nëse nuk do t’i bashkohej dënimit të pushtimit rus në Ukrainë.
“Serbia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ta bazojë politikën në këtë. Ne i respektojmë normat ndërkombëtare, mbajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë. Nëse s’do të dënonim pushtimin e Ukrainës, ne nuk do të kishim kurrë të drejtën morale të përdornim këtë argument”, ka thënë Vuçiq të martën në mbrëmje për B92.








