Medi
KOSOVËLAJME

Vuçiqi për Faton Hajrizin: Ai ishte nën ndikimin e shërbimeve të ndryshme

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë televizive ka folur për vrasjen e Faton Hajrizit nga autoritetet serbe. Vuçiq ka thënë se policia e Serbisë ka kryer punën e saj.

Ai tutje ka thënë se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe sipas tij “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”.

Active 1

Presidenti serb ka provuar të krijojë edhe mjegull lidhur me ngjarjen duke pretenduar se “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiq, shkruan Kurir.

Tutje presidenti serb ka përmendur faktin që Faton Harjizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe thotë se është e çuditshme se Hajrizi reklamohej në rrjete sociale dhe kritikonte qeverinë e Kosovës.

“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, ka thënë Vuçiq.

Active 1