Vushtrri: Babai e bën për spital vajzën 26-vjeçare
Në një familje në Vushtrri, Policia arrestoi një 65-vjeçar, i cili dyshohet për dhunë në familje.
Nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë 26-vjeçare, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë babai i saj.
I dyshuari e kishte shtyrë të bijën pas një mosmarrëveshje dhe për pasojë vajza është rrëzuar, duke pësuar kështu lëndime trupore.
Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin, ndërsa në shtëpinë e tij është gjetur një armë ilegale.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të njëjtit dhe inicimin e rastit.