Vushtrria i dha vetëm 212 vota si kandidat i VV-së për deputet, por me AKR-në ishte ndër më të votuarit

Arsim Rexhepi, kandidat i zyrtarizuar i VV-së në Vushtrri, ka arritur të marrë vetëm 680 vota në Zgjedhjet e vitit 2019 në nivel vendi.
Rexhepi ka qenë me numër të votave pas shumë figurave të tjera të VV-së në Vushtrri të cilat e kishin tejkaluar atë në atë kohë, por pavarësisht kësaj ai është emëruar si kandidat për kryetar të Vushtrrisë nga rradhët e VV-së, një subjekt politik që arriti një fitore mbresëlëndëse në Zgjedhjet Qëndrore të vitit 2020.
Emra të tjerë të VV-së ishin bukur më lartë me numër të votave se sa Rexhepi. Muzaqi kishte 4916 vota, Sylejman Meholli 4769, ndërsa kandidatja më e votuar ishte Fjolla Ujkani me 8113 vota.
Kështu në qytetin e Vushtrrisë si kandidat për deputet Rexhepi kishte marrë vetëm 212 vota, ndërsa kandidatët e tjerë kishin marrë këtë numër të votave: Gjyshinca 5038 , Ujkani 4112, Muzaqi 3046 dhe Sylejman Meholli 3154.
Por Rexhepi kishte arritur të marrë një numër të konsiderueshëm të votave sa garonte si kandidat i AKR-së në 2007-TË, duke i bërë të mundur atij që të fitonte për herë të parë mandatin e deputeti në zgjedhjet e Vitit 2007.
Rexhepi në zgjedhjet e atij viti kishte marrë 8839 si kandidat i AKR-së duke siguruar ulësen e deputetit në legjislaturën e tretë.








