
Qyteti i Vushtrrisë konsiderohet si njëri nga qytetet më të vjetra në Republikën e Kosovës, shkruan Mitropol.
Viciana, ishte emërtimi i këtij vendbanimi historik në periudhat antike, e që besohet se ishte pikërisht ky vendbanim që kishte shërbyer edhe si qendër administrative në etapa të ndryshme historike, duke ndikuar kështu që dalë ngadalë edhe në këtë rajon të zhvillohet jeta.
Me kalimin e kohës, në periudhat mesjetare e deri tek periudha bashkohore, Vushtrria, bëhet një qendër e rëndësishme, administrative, ushtarake, ekonomike në kuadër të Perandorisë Osmane, qytet ky i cili ishte mjaftë i zhvilluar në aspektin ekonomik.
Qytetarë të ndryshëm vushtrrias, kanë postuar foto të këtij qyteti të vjetër në të cilat pasqyrohet jeta e banorëve të zonës.
Në këto foto në bazë të tipareve, pamjeve nëpër foto, mund të konsiderohet se këto foto i takojnë shumica shekullit XX, teksa një pjesë e tyre mund të jetë edhe më e hershme.







Në disa foto të grumbulluara nga Mitropol, shihen disa pjesë historike të qytetit të Vushtrrisë. /Mitropol/








