02KOSOVËLAJME

Vushtrriasi e lë qesen me 37 mijë € mbi gomë, vëllai ia merr furgonin dhe del – paratë shpërndahen nëpër rrugë

Falling euro's banknotes on sky background

Një rast jo fort i zakontë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Vushtrri, ku një qytetar kërkoi ndihmën e Policisë, pasi iu ‘zhdukën’ mijëra euro nga pazari ditor. Paratë që përfunduan në rrugë dyshohet se dikush i mori dhe tashmë Policia ka nisur hetimet për t’i kapur të dyshuarit.

Siç mëson Sinjali, një 29-vjeçar ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë në Polici, pasi kishte marrë rreth 37 mijë euro të pazarit ditor nga biznesi i tyre familjar, e kishte lënë qesen te furgoni të shtëpia e tyre.

Sipas të riut, qesen e ka lënë mbi rrotën e furgonit dhe ishte larguar, pa e ditur që vëllai i tij do ta merrte më pas automjetin.

Të njëjtat burime thonë se 29-vjeçari ka deklaruar se pasi vëllai i tij ka dalë me furgon në qytet, paratë janë shpërndarë nëpër rrugë, ku dyshohet se i kishin marrë disa persona.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që ta identifikojë një të dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dorëzuar mbi 1 mijë euro që i kishte gjetur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi ka nisur dhe është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.