Market Florenti
02LAJME

Vushtrriasi gjen një kuletë me para por pa dokumentacion, policia kërkon pronarin

Ditën e djeshme në Stacionin Policor në Vushtrri, një qytetar ka dorëzuar një kuletë (çantë e vogël) të cilën e ka gjetur në sheshin ‘Hasan Prishtina’ në Vushtrri.

Siç ka njoftuar policia, në kuletë gjenden një sasi e të hollave mirëpo nuk ka dokumentacion të asnjë personi, transmeton ‘Mitropol’.

Market Florenti

Në përpjekje për identifikimin e pronarit të kuletës, policia kërkon që pronari i cili ka humbur kuletën të lajmërohet në Stacionin Policor të Vushtrrisë apo të kontaktoj Policinë në numrin 192./Mitropol

Koha