Medi
02LAJME

Vushtrriasit i vjedhin llogarinë në facebook, kërkojnë të holla ‘për shërim’

Në periudhën kur teknologjia ka arritur majat e zhvillimit e përdorimit, përveç dobisë ajo edhe keqpërdoret nga individët e ndryshëm.

Së fundmi një qytetar nga Vushtrria ka pësuar nga disa persona të panjohur të cilët i kanë ndërhyrë në llogarinë e Facebook-ut, shkruan Mitropol.

Weelnes

“Persona të pa njohur kanë ndërhyrë në llogari të tij Facebook dhe nga miqtë e tij kanë kërkuar të holla për arsye të shërimit”, thuhet në raportin policor.

Njëri nga miqtë e vushtrriasit, ka rënë pre e këtij mashtrimi. Ai i ka dërguar 1500 euro përmes agjencionit ‘Western Union’ një personi në Tiranë.

Siç njofton policia, rasti është nën hetime./Mitropol/

Dukato 1