Aurora Group
KOSOVËLAJME

VV e konfirmon se njëri prej të arrestuarëve të djeshëm nga policia është i afërt me partinë – thotë se do ta largojnë nga databaza

Levizja Vetëvendosje, duke u bazuar në emrat e të arrestuarëve të djeshëm nga policia në operacionin “Qielli i Thyer”, tha se njëri prej tyre ekziston në databazën e tyre, shkruan Mitropol.

Kjo parti tha se ka marrë vendim që ta largoj personin nga databaza e tyre, deri kur të kemi informacione zyrtare rreth personit në fjalë të dyshuar për aktitivete kriminale

Dukato 1

“Në anën tjetër, nga mediat kuptuam se njëri prej 22 arrestuarve është aluduar si i afërt me subjektin tonë. Ndonëse nga Prokuroria apo Policia nuk kemi parë asnjë informatë zyrtare me të dhënat personale të të arrestuarve.

Megjithatë pas këtij informacioni ne menjëherë kemi verifikuar emrin për të parë nëse i njëjti ekziston në databazën tonë.
Në këtë mënyrë, për korrektësi, në përputhje me Statutin dhe rregullat e brendshme, Komisioni ynë disiplinor ka marrë vendim për largimin e personit me emrin e njëjtë. Ky vendim qendron në fuqi deri në sqarimin e verifikimin e plotë nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë me atë të organeve të drejtësisë.”, shkruan VV-ja.

Premium Store