Market Florenti
02LAJME

VV: Humbësit po bëhen bashkë, Mitrovica nuk do të kthehet në kohën e krimit të organizuar

 

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka reaguar pasi anëtari i tyre Fatmir Hasani, lidhi koalicion me Armend Agollin, gjatë ditës së sotme, raporton Mitropol.

Aurora Group

Vetëvendosje e ka quajtur Fatmir Hasanin individ të dorës së dytë, teksa kanë shtuar se këto koalicione janë të dështuara si të tilla do të marrin rezultat dëshprues.

Nga VV, besojnë se sikurse me 14 shkurt kur kjo parti mori 20 mijë vota në Mitrovicë, edhe në zgjedhjet lokale do të dalin triumfues mbi partitë tjera.

Reagimi i njejtë nga VV vlenë edhe për koalicionet që PDK i bëri ditë më parë me AKR, PD dhe AAK.

Reagimi i plotë:

Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshprues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njejtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar.

Koha