Medi
KOSOVËLAJME

VV-ja dënohet me 5100 euro pasi përdori vajzën e vogël në tubim

Ankesa e paraqitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, është pranuar si e bazuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, kryeministri në detyrë Albin Kurti, janë dënuar me gjobë prej 5.100 eurosh për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit, LVV-ja obligohet që shumën e gjobës ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh.

Aurora Group

IKD ka vlerësuar se përmes aktivizmit publik vazhdon të mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut, me theks të veçantë të drejtat e fëmijëve, duke kërkuar llogaridhënie nga të gjithë shkelësit e ligjit, pavarësisht pozitës së tyre institucionale apo politike.

Instituti ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve nuk njeh përjashtime, edhe kur bëhet fjalë për kryeministrin në detyrë dhe liderin e partisë më të madhe në vend.

“Me shtetin ligjor dhe mbrojtjen e fëmijëve nuk ka kompromis”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Koha