Premium Store
02KOSOVËLAJME

VV ngjet postera në disa lagje në veri, kamioni nga Çaçaku i Serbisë bart mallra në Fushë Kosovë

Serbia nuk kalon në futboll përballë Zvicrës. Por, megjithatë Serbia po vazhdon të kalojë në rrugët e Kosovës përmes mallrave të saj.

Derisa aktivistët e Vetëvendosjes – partisë në pushtet – vazhdojnë të bëjnë fushatë për bojkotimin e produkteve serbe, nëpër rrugët e Kosovës vazhdojnë të qarkullojnë kamionët që bartin produktet serbe.

Pellini

Një i tillë është parë edhe në mesditën e sotme në komunën e Fushë Kosovës. Ky kamion iu nënshtrua kolonës si gjithë të tjerët në rrugën magjistrale dhe kjo i dha mundësinë një lexuesi të Nacionales që ta bënte një video.

Nga të dhënat e disponueshme online del se ky kamion i takonte kompanisë “Mateo Trans DOO”dhe merret me transportin rrugor të mallrave.

Serbia ka importuar në vendin tonë mallra në vlerë prej 341 milionë eurosh prej janarit e deri në nëntor të këtij viti, duke shënuar rritje në volumin e saj tregtar.

Kujtojmë se kryeministri aktual Albin Kurti kishte qenë jashtëzakonisht kritik ndaj qeverive të kaluara pikërisht për importet nga vendi armiqësor fqinj.

.

Në anën tjetër, duhet theksuar që importi i Serbisë në Kosovë kishte rënë gati plotësisht vetëm gjatë kohës sa po zbatohej tarifa doganore (e njohur si taksa 100%) mes viteve 2018 dhe 2020.

Sipas shumë ekonomistëve vendorë, Kosova ka kapacitete të plota që të zëvendësojë produktet serbe me produkte vendore.

Aktivistë të VV-së kanë ngjitur postera “Bojkoto produktet serbe” edhe në lagjen e boshnjakëve dhe lagje tjera në Mitrovicë të Veriut./Nacionale/

Premium Store