
Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njëherit kryetar aktual i kësaj komune dje ishte për vizitë në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Arsyeja e kësaj vizite siç thotë ai ishte që me kolegun nga Mitrovica i cili sipas sondazheve po rezulton të ketë më së paku vota, t’i sinkronizojnë idetë programore.
Ani pse shumë qytetarë të Vushtrrisë shprehen të pakënaqur me udhëheqjen e ‘Xhafës’, ai nuk e ka problem të vijë në Mitrovicë sikur ta ketë bërë ‘fet’ atje ku po qeverisë.
Njoftimi i plotë i Tahirit:
Dr. Armend Agolli, do ta bëjë Mitrovicën qytet të barabartë për të gjithë.
Ishte privilegj të këmbejmë idetë programore që Mitrovica e Vushtrria të jenë në sinkron me zhvillimin e tyre.








