
Ferit Idrizi kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë ka akuzuar Xhafer Tahirin për procesin e furnizimit të nxënësve me ushqim, shkruan Mitropol.
Idrizi përmes një dokumenti të paraqitur në emisionin “Prime Time”, ka theksuar se Tahiri tenderin për furnizim me kifle për nxënësit e shkollave fillore ia ka dhënë një kompanie në Malishevë.
Idrizi ka theksuar se Tahiri për përfitime të tij personale e ka larguar paranë e qytetit nga Vushtrria dhe e ka dërguar në qytetin e Malishevës. /Mitropol/








