Xhafer Preteni çmon lart kontributin e Arian Tahirit në ruajtjen e vlerave të UÇK-së, bën thirrje për mbështetje ndaj tij

Veterani i UÇK-së, Xhafer Preteni ka çmuar lart kontributin e Arian Tahirit në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Mitropol.
Tutje Preteni tha se për të vazhduar këtë rrugë të zhvillimit dhe për t’i forcuar edhe më tej idealet e lirisë, Arian Tahiri ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Gjatë këtij mandati, Arian Tahiri në pozitën e nënkryetarit të komunës, ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm jo vetëm në zhvillimin e projekteve infrastrukturore e ekonomike, por edhe në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeleve mbi të cilat qëndron liria dhe e ardhmja jonë.
Ne, veteranët e UÇK-së, e çmojmë dhe e vlerësojmë lart angazhimin e tij për këto vlera kombëtare.
Për të vazhduar këtë rrugë të zhvillimit dhe për t’i forcuar edhe më tej idealet e lirisë, Arian Tahiri ka nevojë për mbështetjen tonë.
Arian Tahiri është njëri prej nesh, që punon për ne!








