Xhafer Preteni falënderon qytetarët për mbështetjen dhe u bën thirrje të votojnë PDK-në në Mitrovicë

Kandidati për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni mbrëmë ka qenë pjesë e tubimit përmbyllës të Arian Tahirit e PDK-së në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Preteni i cili në listë mban numrin 10, ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim të tij si dhe ka ftuar qytetarët që me 12 tetor të votojnë Arian Tahirin për kryetar komune dhe Xhafer Pretenin për Asamble Komunale.
Postimi i plotë:
Të dashur miq dhe qytetarë të Mitrovicës!
Mbrëmë, në Palestrën Minatori, e përmbyllëm fushatën zgjedhore me një tubim madhështor që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.
Prania juaj, besimi dhe mbështetja e pandalshme gjatë gjithë kësaj fushate na dhanë forcë e motivim.
Një falënderim të veçantë ia dedikoj familjes sime, pa përkrahjen e së cilës kjo rrugë nuk do të ishte e mundur, si dhe miqve e bashkëpunëtorëve që më qëndruan pranë në çdo hap të këtij udhëtimi.
Të dashur qytetarë, nesër me 12 Tetor është dita jonë e vendimit andaj kërkoj edhe njëher besimin tuaj që së bashku me Arian Tahiri-n të angazhohemi dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për Mitrovicën.
🗳 Votoni Arian Tahirin – Nr. 191
🗳 Votoni Xhafer Pretenin – Nr. 10
#Për_ty_gjithmonë_Mitrovicë!








