Medi
02LAJME

Xhafer Preteni i reagon Faton Pecit pasi tha që qeverisja e Bedri Hamzës është më dështakja në histori të Mitrovicës

 

Kandidati për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, Xhafer Preteni ka reaguar ndaj kandidatit për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e LVV-së, Faton Pecit lidhur me deklaratën e tij se qeverisja e Bedri Hamzës në Mitrovicë është qeverisja më dështake në histori të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Active 1

Preteni ka publikuar një pjesë nga Raporti i Punës 2022-2024 së bashku me foto të Qeverisjes Komunale të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj deklerates së kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës z. Faton Pecit, se kjo është qeverisja më dështake në histori të Mitrovicës!

I nderuar z. Peci një fjalë popullore thotë “Punëtorit i flet puna e jo fjalët”!

Pasi që gati dy vite kjo qeverisje e udhëhequr nga Kryetari Bedri Hamza është marë me pagesa të borgjeve të prapambetura nga qeverisja e kaluar e udhëhequr nga njerzit e partisë suaj, po ju dërgoj një pjesë nga Raporti i Punës 2022-2024 së bashku me këto foto të Qeverisjes Komunale të Mitrovicës:

– Shëndetësia
Ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së dhe rinovimi i 14 QMF-ve në fshatra.
Pranim i të gjithë mjekëve të përgjithshëm, plotësim i stafit shëndetësor dhe ofrim i shërbimeve shtëpiake.
Vizita sistematike mjekësore në shkolla dhe furnizim i rregullt me barna e pajisje.

– Arsimi
Ndërtimi i Bibliotekës “Latif Berisha”, digjitalizimi i shkollave dhe kabinetet e reja mësimore.
Rritje e bursave nga 50 në 300 dhe pasurim i bibliotekave me libra të rinj.

– Infrastruktura
Rregullimi i rrugëve “Mbretëresha Teutë”, “Ali Zeneli” dhe “Lah Nimani”.
Shëtitorja buzë lumit Ibër dhe ura tek Liqeni Artificial.
Rregullimi i sheshit dhe vendosja e shtatores së Adem Jasharit.

– Kultura dhe Sporti
Rinovimi i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe Teatrit “Muharrem Qena”.
Organizimi i ngjarjeve të shumta kulturore, sportive dhe teatrore.

– Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi
Ndërtimi i Ballkonit Panoramik në Zasellë, shtigjet turistike dhe përkrahja e bizneseve me 100 grante.
Rregullimi i Zonës Ekonomike dhe ndarja e 14 parcelave për prodhues e përpunues.
Praktika me pagesë për të rinjtë dhe trajnime profesionale për 300 pjesëmarrës.

Ky raport dhe puna në teren e paraqet gjendjen ndyshe nga ajo që propagandoni ju!

Mitrovica do të vazhdon të zhvillohen edhe në Qeverisjen e Arian Tahiri -it i cili me 12 Tetor do ju mund pa balotazh!

Active 1