Active 2
02

Xhafer Preteni: Melenica heroike gjithmonë me PDK-në

Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Mitrovicës, Xhafer Preteni, me numër 10 në listë për zgjedhjet e 12 tetorit, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Melenicë bashkë me kandidatin për kryetar, Arian Tahirin.

Në postimin e tij, Preteni e ka cilësuar Melenicën si fshat heroik që gjatë luftës u bë strehë për shumë qytetarë dhe theksoi se edhe sot banorët e saj po e ofrojnë mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij dhe të PDK-së.

Aurora Group

Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm Melenica do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe përkrahjen e merituar nga qeverisja komunale, duke u zotuar se angazhimi i tij do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Në fund të thirrjes së tij, Preteni ftoi qytetarët të votojnë më 12 tetor për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri dhe për të si kandidat për asamble me nr. 10.

Premium Store