KFC
02LAJME

Xhafer Preteni takon atdhetarin Feriz Gashi: Mbështetja e tij, motiv i madh për mua

 

Kandidati për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni në tubimin e mbrëmshëm në lagjen Ilirida ka takuar mikun e tij dhe atdhetarin, Feriz Gashi, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Preteni tha se mbështetja e vazhdueshme e Gashit, është motiv i madh në rrugën e tij në shërbim ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në Lagjen Ilirida, pata nderin të takoja mikun e kahershëm të familjes sime, plakun e urtë dhe atdhetarin e madh Bacin Feriz Gashi.

I mbetur jetim që në moshën 7 vjeçare, pasi babain ia vranë qetnikët, ai u rrit i burrëruar para kohe, u bë krah i familjes, humanist, patriot e biznesmen i respektuar.

Mbështetja e tij e vazhdueshme, edhe sot në këtë moshë, është motiv i madh për mua në rrugën time në shërbimin ndaj qytetarëve.

Faleminderit shumë, Baca Feriz!
Të paqim gjatë e me shëndet!

Koha