Aurora Group
02LAJME

Xhafer Preteni takon bashkëluftëtarët dhe shokët e tij, Sami Qela dhe Vesel Hetemi

Kandidati për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni ka takuar dy bashkëluftëtarët dhe shokët e tij, Sami Qela dhe Vesel Hetemi, shkruan Mitropol.

Preteni tha se pas shumë vitesh janë përsëri pranë njëri-tjetrit, duke evokuar kujtimet e asaj kohe të lavdishme që ia ka lidhur përgjithmonë.

Medi

Xhafer Preteni mbanë numrin 10 dhe është pjesë e listës së PDK-së.

Postimi i plotë:

Njëherë bashkë në luftë, sot bashkë në paqe!

Takim i veçantë me dy bashkëluftëtarët dhe shokët e mi të pathyeshëm, Sami Qela dhe Vesel Hetemi.

Dikur, në vitin 1998, ata lanë jetën e rehatshme në Gjermani dhe u kthyen për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës. Ishin ndër luftëtarët më të guximshëm në Betejën 39 ditëshe të Melenicës, duke shkruar faqe historie me trimëri dhe sakrificë.

Sot, pas shumë vitesh, jemi përsëri pranë njëri-tjetrit, duke evokuar kujtimet e asaj kohe të lavdishme që na lidhi përgjithmonë.

Ndjenja e krenarisë dhe respektit mbetet e njëjtë, atëherë në pozicione lufte, sot në tavolinë bisedash miqësore!

Lavdi dëshmorëve që ranë për liri!

Respekt e mirënjohje të përjetshme për të gjithë luftëtarët e UÇK-së!

Active 1