Dukato 2
02LAJME

Xhafer Preteni takon Xajë Mustafën, simbolin e forcës dhe qëndresës së luftës

 

Kandidati për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni mbrëmë ka marrë pjesë në tubimin me banorët e “Iliridës”, shkruan Mitropol.

Medi

Preteni tha se aty takoi mikun e tij, Xajë Mustafën i cili gjatë luftës së fundit u bë histori me një akt të veçantë.

Postimi i plotë:

Fotografia e tij ikonike bëri jehonë sa krismat e pushkëve tona të lirisë!

Mbrëmë, në tubimin me banorët e Iliridës, pata kënaqësinë të takoja mikun tim të çmuar, punëtorin e ndershëm dhe njeriun modest Xajë Mustafën, i cili gjatë luftës së fundit u bë histori me një akt të veçantë.

Fotoja e tij, teksa kërkonte fëmijët e humbur nëpër kampet e refugjatëve, e publikuar atëbotë në dhjetëra televizione dhe qindra gazeta të njohura botërore, mbeti dëshmi jo vetëm e dhimbjes dhe sakrificës, por u shndërrua edhe në histori, si shembull i gjallë i forcës dhe i qëndresës.

Sot, ai jeton me nder e krenari pranë djemve të tij dhe gëzon respekt të veçantë nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë.

Weelnes