
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot ka festuar ditëlindjen pranë një kallabllaku njerëzish.
Në këtë ngjarje nuk munguan ata që janë më afër tij, djali Maltini si dhe bashkëshortja e tij, ndrërkohë që bashkëpuntorë të tij i kanë përgatitur edhe një tortë me flamurin e presidentit, siç njihet në opinion si Flamuri Dardan.
“I bekuar me dashamirësinë e të rinjve, miqve dhe dashurinë e familjes.
Faleminderit për këtë befasi!” ka shkruar Tahiri.
Tahiri është edhe kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, si dhe kryetar aktual i komunës andaj pozat me kallabllak njerëzish i shërbejnë atij edhe si fushatë./Mitropol/








