
Kryetari i Vushtrrisë njëherit kandidati i LDK-së për kryetar, Xhafer Tahiri duket se po i frikësohet humbjes së zgjedhjeve pas 4 vitesh mandat, shkruan Mitropol.
Kjo frikë ka bërë që ai të hyjë në koalicion parazgjedhor me AKR-në e Vushtrrisë.
Në kuadër të listës për Asamble Komunale, LDK ka edhe 5 emra nga dega e AKR-së.
Njoftimi i plotë nga Tahiri:
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë.
Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR.
Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!








