Aurora Group
02LAJME

Xhafer Tahiri merr mbështetjen e gastronomëve vushtrrias

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka zhvilluar takim me gastronomët e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Active

Tahiri tha se nëse do të bëhet kryetar, që në fillim do të rishikoj rregulloren për mbeturina, do të eliminohen pabarazitë aktuale e Vushtrria do të shndërrohet në një vend turistik dhe atraktiv për t’u vizituar.

Postimi i plotë:

Takova sot gastronomet e vyer të Vushtrrisë.

Prej katër vitesh, ky sektor ka ngecur, kaosi urban punimet në rrugë që stërgjaten kanë lënë pasoja, familjet vushtrriase po i kalojnë fundjavat në qytete të tjera.

Që në fillim do të rishikojmë rregulloren për mbeturina, do të eliminohen pabarazitë aktuale e në mandatin tonë, Vushtrria do të shndërrohet në një vend turistik dhe atraktiv për t’u vizituar.

Active